Ronaldo dhe Zidane udhëheqin ekipin e yjeve në ndeshjen për luftën kundër Ebolës

0
239

Projektin “Ndeshja kundër varfërisë” e udhëheqin ambasadorët e UNDP-së të vullnetit të mirë Ronaldo dhe Zidane nga viti 2003

 Ekipin e ish-yjeve të futbollit që to të luajë “Ndeshjen kundër varfërisë”, në prill kundër ekipit francez Saint-Etienne, do ta udhëheqë sulmuesi legjendar braziliani Ronaldo dhe një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave Zinedine Zidane, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP),  i cili do të organizojë ndeshjen, kanë bërë të ditur se të ardhurat nga ndeshja humanitare do t’i dhurohen Guinesë, Sierra Leones dhe Liberisë, vendet afrikane që e pësuan më shumë nga epidemia e virusit Ebola.

Organizimin e ndeshjes e kanë mbështetur edhe organizatat e futbollit FIFA dhe UEFA, ndërsa dashamirësit e futbollit do të kenë mundësi që ndeshjen ta përcjellin edhe në transmetimin televiziv. 

Projektin “Ndeshja kundër varfërisë” e udhëheqin ambasadorët e UNDP-së të vullnetit të mirë Ronaldo dhe Zidane nga viti 2003, nën mbështetjen e ambasadorëve tjerë si futbollisti Didier Drogba, portieri spanjoll Iker Casillas, futbollistja braziliane Marta Viera dhe tenistja ruse Marija Sharapova.

Ndeshja e parë është luajtur në Basel në vitin 2003, pastaj edhe në Madrid, Dusseldorf, Marseille, Malaga, Fes, Lisabon, Athinë, Hamburg, Porto Alegre dhe Bern./AA