Presidenti palestinez, Mahmud Abas njoftoi të dielën pasoja të mundshme në rast të bllokimit të kërkesës së ardhshme palestineze në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që do të paraqitet pas disa ditëve. Gjatë një interviste për faqen egjiptiane të informacionit “Bawaba News”, e marrë nga agjencia palestineze e lajmeve WAFA, presidenti palestinez kërcënoi me frenimin e koordinimit për sigurinë me Izraelin si edhe shpërbërjen e Autoritetit Kombëtar Palestinez. Presidenti Abas përmendi edhe presionin amerikan, që sipas tij ishte një nga arsyet kryesore të dështimit të lëvizjes palestineze më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Më 30 dhjetor Autoriteti Palestinez paraqiti një projektrezolutë për çështjen e krijimit të shtetit palestinez në territoret aktuale, që u hodh poshtë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së me tetë vota pro dhe dy kundër.
You Might also Like
Egjipti kerkon ekstradimin e shejh Kardavit
Egjipti ka njoftuar se po kerkon ekstradimin e dijetarit te njohur islam Jusuf al-Kardavi, i…
By
1 Min Read
Dagestan: Forcat ruse pohojnë se kanë vrarë nëntë luftëtarë musliman
Forcat ruse në Dagestan pohojnë se kanë vrarë nëntë luftëtarë musliman përfshirë një kryekomandant të tyre,…
By
1 Min Read
Palestinezët bëjnë thirrje për protestë masive
Fraksionet palestineze kanë bërë thirrje për protesta masive kundër Izraelit, në Bregun Perëndimorë dhe në…
By
1 Min Read
Shpërthimi në Stamboll pranë kazermës ushtarake, policia arreston një të dyshuar
Policia turke ka arrestuar të premten një të dyshuar për aktivizimin e mjetit shpërthyes në…
By
1 Min Read
Mbi 2 mijë amerikanë të vrarë në Afganistan
Mbi gjysma e tyre e kanë humbur jetën gjatë 27 muajve të fundit. Numri i…
By
1 Min Read
Schulz: Turqia, vendi që iu ka bërë pritje të jashtëzakonshme refugjatëve
Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka vëzhguar nga afër qytetin e kontejnerëve Öncüpınar në…
By
4 Min Read
