Qytetarët e Kosovës me taksat e të cilëve do të paguhen gjyqtarët e ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nuk do të dinë se cilat janë përvojat dhe kualifikimet profesionale (CV) të pesë kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, derisa për emrat e tyre do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës. Ky është vendim i Kuvendit, i cili tashmë ka caktuar pesë emra që zyrtarisht i kanë hyrë garës për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. E ata janë, Arta Rama-Hajrizi, Bahri Hyseni, Arbëresha Raça- Shala, Sevdail Kastrati dhe Visar Morina. Gazeta ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që t’i mundësohet qasje në CV-të e kandidatëve për gjyqtarë, por, sipas sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqi, kjo ishte e pamundur.
“Janë dokumente që nuk mund të publikohen tash për tash. Por, i gjithë dokumentacioni personal i kandidatëve që janë propozuar do të bëhet publik në momentin e caktimit të seancës kur do të diskutohet për ta”, ka thënë sekretari Krasniqi.
Seanca ku pritet të diskutohet për kandidatët e propozuar duhet të mbahet gjatë muajit qershor, pasi që dy gjyqtarët e ri të Kushtetueses duhet të jenë të dekretuar deri më 26 qershor.
Ndërkohë, gazeta ka arritur të sigurojë të dhënat personale të disa prej kandidatëve të cilët, me përjashtim të Bahri Hysenit, herën e parë në bazë të CV-ve të tyre nga grupi punues i Kuvendit të Kosovës ishin vlerësuar se nuk i kishin përmbushur kushtet për gjyqtarë të Kushtetueses, ndërsa të njëjtët pas intervistës, ishin vlerësuar pozitivisht dhe se emrat e tyre tashmë pritet të dërgohen për diskutimin në një nga seancat e Kuvendit (gjerësisht në Kohën Ditore”).kohaislame
You Might also Like
“I mora 2 mijë euro me fajde, i ktheva 85 mijë, me qëlluan me sakicë” (Video)
Do të duhej të jepte dëshminë sot në gjyqin për fajde, ku është palë e…
By
Redaksia
2 Min Read
Pantic: Ka plan për Kosovën
Kryetari ilegal i Mitrovicës dhe funksionari i Partisë Përparimtare Serbe, Kërstimir Pantic ka deklaruar partia…
By
Redaksia
1 Min Read
"Monstra", bllokohet ekstradimi Kosovë – Maqedoni
Ekstradimi i dy të dyshuarve nga Kosova në Maqedoni është ndalur për shkak të ngatërresave…
By
Redaksia
4 Min Read
Sivjet në Qendrën e Studentëve vendosen 3600 studentë
Gjatë këtij viti QS do të pranojë rreth 3600 studentë, për të cilët ofron strehimin…
By
Redaksia
1 Min Read
Sekuestrohet pasuria e përfituar nga krimi i organizuar në Prizren
Policia e Kosovës njofton se që nga vjet ka zhvilluar hetime intensive, ndaj një grupi…
By
Redaksia
2 Min Read
Sot priten rezultatet e zgjedhjeve studentore në UP
Pritet që sot të shpallen rezultatet preliminare të zgjedhjeve studentore që u mbajtën dje në…
By
Redaksia
0 Min Read
