Duke marr parasysh se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) nuk ka bërë asnjë plan dhe program për riorganizimin e ndërmarrjes publike Trepça, që ka sjell në rrezik këtë gjigant të ekonomisë kosovare që të falimentojë, prandaj Qeveria e Kosovës ka vendosur që Trepçën ta kthej në pronësi shtetërore. Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur javën e kaluar kishte ardhur në konkludim se, me ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërmarrje publike, me propozim të Qeverisë, Kuvendi i Kosovës mund të marrë vendim që t’ia heqë kompetencat AKP-së mbi ndonjë ndërmarrje shoqërore ose njësie të organizuar shoqërore, përfshirë dhe asetet e tyre, ndërkohë që e autorizon Qeverinë që kjo ndërmarrje shoqërore, përkatësisht njësitë organizative shoqërore të saj t’i regjistrojë si ndërmarrje publike qendrore në pronësi të Republikës së Kosovës. Për më tepër, nëse ekziston interes madhor publik, atëherë Kuvendi i Kosovës mund të vendos që atë ndërmarrje ta kthej në pronësi të shtetit. Kështu, pas miratimit nga Qeveria, ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për ndërmarrje publike sot do të diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës, ku edhe pritet të votohet për t’u miratuar. Kthimin e Trepçës në pronësi të shtetit e kanë kundërshtuar serbët e Kosovës, përkatësisht, Beogradi zyrtar i cili gjatë fundjavës mbajti mbledhje urgjente, së bashku me ministrat serb të Listës Srspka të cilët janë pjesë e koalicionit qeveritar PDK- LDK. Ata kanë kundërshtuar planin për Trepçën dhe kanë paralajmëruar se do të rishqyrtojnë bashkëpunimin me Prishtinën, ndërsa serbët e veriut të Kosovës kanë paralajmëruar bllokadën e magjistrales Mitrovicë-Leposaviq, në shenjë proteste kundër kthimit të Trepçës në pronë shtetërore. Së fundit, po vërehet një tensionim i shtuar në marrëdhëniet ndërmjet të shqiptarëve dhe serbëve, në veçanti pas festave të fundvitit dhe deklaratave fyese të cilat i bëri ministri serb në qeverinë kosovare, Aleksandar Jabllanoviç, në adresë të nënave gjakovare dhe protestuesve të cilët ju kishin pamundësuar serbëve të zhvendosur nga Gjakova që të vizitojnë kishën ortodokse në këtë qytetet, me rastin e Kërshëndellave ortodokse. Kundër Jabllanoviçit kanë filluar disa protesta në Kosovë, ndërsa një tensionim të marrëdhënieve kanë shkaktuar edhe deklaratat e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç, i cili ishte në Kosovë me 14 janar, kur në një rit fetar të inaugurimit të përmendores së mbretit Millutin në Graçanicë, e shfrytëzoi vizitën në Kosovë për deklarata politike dhe kthimin e retorikës e cila ka shkaktuar shumë luftëra dhe fatkeqësi në Kosovë, por edhe në Ballkan. Në deklarata provokuese të Vuçiçit se “Kosova është Serbi”, Qeveria e Kosovës ka reaguar me maturi, ndërsa kryeministri Mustafa me rastin e konferencës së tij për media të premten është përgjigjur “Sikur Kosova të ishte tokë e Serbisë, atëherë a do t’i duhej kryeministrit serb të kërkojë leje të vij në Kosovë. Kush kërkon leje të vij në tokën e vet?”
You Might also Like
AUTOSTRADA DREJT SHKUPIT DO “TA BLLOKOJË” ATË TË MERDARIT
Analistëve të zhvillimeve ekonomike nuk u duket rastësi që kompania e cila ndërtoi autostradën në…
By
2 Min Read
16 vjet nga masakra e Belegut
Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, kryen masakër mbi…
By
1 Min Read
Dr. Shefqet Krasniqi i ftuar i veçantë në Arabinë Saudite
Dr. Shefqet Krasniqi është pjesë aktiviteteve dhe konferencave të ndryshme botërore që po mbahen në…
By
1 Min Read
Avni Arifi: Pse të hiqet taksa të hënën a ka me na njoftë Serbia
Pas raportimeve të mediave që u thirrën në burime brenda Kuvendit se afati i fundit…
By
2 Min Read
Dëshmia e pafuqisë së shtetit pa mbikëqyrje
Hyrja e zyrtarit shtetëror serb, Aleksandër Vulin në Kosovë pa marrë leje nga autoritetet shtetërore…
By
1 Min Read
Mustafa i gatshëm të jap përgjegjësi për 3 %
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve ka thënë se ata…
By
2 Min Read
