10 historitë më fatale të burgosjeve të gabuara nëpër botë

Të plakesh në qelinë e një burgu edhe kur je krejtësisht i pafajshëm. Të akuzohesh për krime rrënqethëse, si përdhunime apo vrasje, edhe kur për viktimat nuk kishe dëgjuar kurrë më parë. Këto janë dhjetë historitë më fatale të burgosjeve të gabuara nëpër botë.

 

Darryl Hunt. Marrëdhëniet racore janë gjithmonë një temë delikate. I tillë është edhe rasti i vitit 1984 i Darryl Hunt, një ndër më tipikët e dënimit të gabuar. Afro-amerikani nga Karolina e Veriut u akuzua për vrasjen e një gruaje të bardhë. Pavarësisht faktit se nuk u gjetën kurrë prova fizike, që e lidhnin atë me krimet, ai qëndroi 19 vite gabimisht në burg.

Artur Allan Thomas. Në vitin 1971, Artur Allan Thomas u akuzua për dy vrasje, të cilat nuk i kishte bërë, dhe qëndroi 9 vite në burg. Në dëshpërimin për të gjetur fajtorin, policia inskenoi dhe manipuloi provat. Edhe pse tashmë kanë kaluar mbi 30 vite nga ngjarja, familja e Thomas kërkon ende drejtësi, kundër policëve që e burgosën atë padrejtësisht.

 

Richard Jewell. Edhe pse fatmirësisht ai nuk u dënua kurrë, u akuzua në vitin 1996 për një ndër krimet më monstruoze të atyre viteve. Richard Jewell, roje sigurie në Lojërat Olimpike të Atlantës, u akuzua për vendosjen e një bombe gjatë zhvillimit të tyre. Kjo gjë ndodhi vetëm për shkak se ai raportoi në polici se kishte parë një pako të dyshimtë.

 

Thomas Kennedy. Drama e tij e bugimit të padrejtë erdhi pikërisht nga e bija. Ai u akuzua në vitin 2001 nga vajza e tij 11-vjeçare, Casandra, për përdhunim. Pas 9 vitesh në qeli, vajza rrëfeu se kishte gënjyer dhe Thomas u la i lirë. Shpjegimi shokues i Casandrës ishte ky: “Isha e mërzitur kur e akuzova, sepse në ato kohë ai nuk ishte i pranishëm në shtëpi dhe kalonte shumë kohë me të dashurën e tij”.

 

Donald Marshall Jr. Kur dënohesh për vrasje me burgim të përjetshëm në moshën 17-vjeçare duhet të jetë shumë e vështirë për t’u përballur. Dhe aq më tepër kur je i pafajshëm. Kjo i ndodhi në vitin 1971 Donald Marshall Jr, i cili u akuzua se kishte vrarë shoqen e tj. Ai u lirua pas 11 vitesh burgim, kur krejt papritur doli një dëshmitar i ri, që konfirmoi se kishte qenë dikush tjetër që kishte kryer krimin.

 

Dewey Bozella. Në vitin 1977 ai ishte 18 vjeç, kur u akuzua për vrasjen e një 29-vjeçareje. Edhe pse pa prova, Dewey Bozella qëndroi 2 vite në burgun e “Sing Sing”, një ndër më famëkeqët e Amerikës.

 

Vëllezërit Mickelberg. Në qershor të vitit 1982, 49 lingota ari u vodhën në Australinë Perëndimore, që kapnin një vlerë tregu prej më shumë se 2 milionë dollarësh. Policia arrestoi menjëherë tre vëllezër: Ray, Peter dhe Brian Mickelberg. Ata u shpallën fajtorë dhe për 22 vite qëndruan në burg për një vjedhje që nuk e bënë kurrë.

 

Alfred Dreyfus. Ai është një ndër gabimet më të rënda të drejtësisë botërore. Kapiteni francez Alfred Dreyfus u dënua për tradhti ndaj vendit të tij në vitin 1894 dhe kreu dënimin në burgun e quajtur “Ishulli i djallit”. Akuza, se ai u kishte shitur informacione gjermanëve, nuk ishte e vërtetë.

 

Dr. Sam Sheppard. Mbase këtë histori mund ta njihni nga filmi me të njëjtin subjekt, atë të një mjeku që u akuzua për vrasjen e gruas së tij. Kjo është historia e vërtetë e doktor Sam Sheppard, i cili u dënua në vitin 1954. Ai qëndroi 12 vite gabimisht në burg dhe, katër vite pasi doli prej aty vdiq nga kanceri në mushkëri. Burgimi i padrejtë e rrënoi emocionalisht dhe financiarisht.

 

Gerry Conlon. Rasti i Gerry Conlon është më i famshmi i dënimeve të gabuara. Ai u akuzua për bombardimet e bëra nga ushtria irlandeze në Anglinë e vitit 1974. Asokohe, Conlon ishte vetëm 20 vjeç. Së bashku me babanë e tij dhe pesë të tjerë, ata u quajtën “Maguire Seven”, të cilët u burgosën pas provave të fabrikuara nga policia. /TCH/

Artikulli paraprakMinatorëve iu bashkohen edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës
Artikulli vijuesSamsung Galaxy S6 pritet të vijë me 4GB RAM