Jordania e gatshme për këmbimin e pengjeve me ISIS

Jordania ka deklaruar se është e gatshme të këmbejë pilotin jordanez të marrë peng nga ISIS me të burgosuren me nënshtetësi irakiane në Jordani nën akuzën e terrorizmit, er-Rışavi-n.

Pas kërkesave të ISIS për lirimin e pengut me nënshtetësi irakiane Sacide er-Rışavi që ndodhet e burgosur në Jordani për terrorizëm, ku ISIS në formën e ultimatumit ka kërkuar shkëmbimin e tij me pilotin jordanez, Muaz Safi el-Kesasibe dhe pengun japonez, Kenji Goto. ISIS i ka dhënë 24 orë afat Jordanisë për shkëmbimin, në rast të kundërt ka kërcënuar me vrasjen e dy pengjeve. Ndërkohë Jordania thuhet se i është përgjigjur pozitivisht kërkesës në fjalë.

 

Këtë e ka pohuar edhe zëdhënësi i qeverisë jordaneze i cili njëkoësisht është edhe Ministri i Informacionit dhe Medias së Jordanisë, Muhammed el- Mumani në një deklaratë dhënë për televizionin shtetror jordanez.

 

Nga ana tjetër organizata ISIS në një video të publikuar i ka bërë thirrje bashkëshortes së pengut japonez që ti bëjë presion Jordanisë për këmbimin e pengjeve pasi koha po kalon, siç janë shprehur ata vetë. Në video pengu i bën thirrje Jordanisë të marrë seriozisht situatën dhe të përshpejtojë këmbimin.

ISIS para disa ditësh në një video të pulikuar në internet kishte kërkuar nga Japnoia 200 milionë dollarë në këmbim të dy pengjeve japoneze. Ndërkohë që Japonia nuk iu përgjigj kërkesave të ISIS, organizata terroriste në fjalë vrau njërin nga pengjet, ndërsa për tjetrin kërkoi lirimin e një irakianie të burgosur në Jordani me akuzën e terrorizmit.

 

Nga ana tjetër një pilot jordanez i cili luftonte kundër ISIS bashkë me forcat e koalicionit arriti të shpetonte pas rënies së avionit të tij, por u morr peng nga militantët e ISIS.

Artikulli paraprakGjermani: Pas protestave të PEGIDA-s sulmet ndaj të huajve rriten për 130 përqind
Artikulli vijuesPapa urdhëron hetime të posaçme për abuzimet seksuale ndaj fëmijëve nga priftërinjtë në Spanjë