Mbulesa është e drejtë e pakontestueshme e grave myslimane, thotë deputetja Demi

Deputetja e PD-së, Labinotë Demi, ka treguar se sot është Dita Botërore e Mbulesës, duke thënë se mbulesa është e drejtë e pakontestueshme e grave myslimane.

Ajo ka thënë se kjo ditë po shënohet në mbarë botën por jo edhe në Kosovë.

Sipas saj, Kosovës po i mungon shpirti demokratik dhe po diskriminohen gratë që bartin shami.

 

Lexojeni të plotë reagimin e deputetes:

 

Dita Boterore e Mbuleses

 

Shenimi i datave te rendesishme ne bote, me qellim te vetedijesimit te shoqerise per nje ceshtje te caktuar, po vie ne shprehje gjithnje e me shume. Kjo, si pasoje e mungeses se respektit te duhur dhe mirekuptimit te ndersjelle, karshi bindjeve dhe deshirave te secilit individ.

 

Shoqeria jone ngre zerin gjithnje e me fuqishem. 8 Marsi, 1 Maji e data te tjera, nuk shenohen vetem si festa. Ne keto data flitet e debatohet, ndonjehere edhe protestohet, per te drejtat e mohuara ne fushen perkatese qe lidhet me ate date.

 

Kesisoj, qe para dy vitesh, gra e vajza te etniteteve e perkatesive te ndryshme fetare, kane zgjedhur daten 1 Shkurt si Dita Boterore e Mbuleses. Me aktivitete te shumta ne shume vende te botes, synojne vetedijesimin e shoqerise se mbulesa islame eshte e drejte themelore e pakontestueshme e grave muslimane.

 

Edhe vendi yne ka nevoje per aktivitete senzibilizuese te kesaj fushe. Le te marrim shembull nga shtetet tjera laike si respektohet e drejta e bindjes dhe manifestimit te fese. Mos te lejojme te dominoje injoranca e mungesa e shpirtit demokratik, por te perpiqemi te jemi tolerante e mendjehapur.

Artikulli paraprakRreziqet e fshehura të dietës!
Artikulli vijuesSkandalet e kishës dhe a është e mundur të jetohet pa seks?