Preshevari Shpresim Sadiku vendin e parë në matematikë në garat e Kosovës

Nxënësi preshevarë Shpresim Sadiku zuri vendin e parë për klasat e dhjeta në garat shtetërore të Kosovës nga lënda e matematikës të  organizuara në Prishtinë.

Përkundër konkurrencës mjaftë të madhe që ishte nga të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës, Shpresimi u radhit i pari në listë duke grumbulluar më së shumti pikë. Në mënyrë solemne të hënën kryetari i shoqatës së matematikanëve të Kosovës, Qëndrim Gashi ka ndarë çmimin të cilat dedikoheshin për fituesit e këtyre garave. Sipas organizatorëve ditëve në vazhdim nga pesë nxënës prej çdo klase të viteve të para, dyta, treta dhe të katërta të shkollave të mesme që ishin fitues të këtyre garave do tu nënshtrohen testeve kualifikuese për pjesëmarrje në garat me karakter ndërkombëtarë. Në bazë të kritereve do të bëhet përzgjedhja e gjashtë nxënësve më të mirë të cilët do të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në garat që organizohen në Argjentinë. Vlen të përmendet se sukseset nuk i kanë munguar Shpresimit edhe në garat komunale dhe regjionale që u mbajtën pak ditë më parë në Vllaçki Han ku zurin vendin e parë./presheva.com/kohaislame

Artikulli paraprakAgani QKUK-së: Të respektohen bindjet religjioze
Artikulli vijuesNokia vlen 15.3 miliard euro