Të drejtat e konsumatorit në Evropë

Një prej dhjetë rregullave kryesore për mbrojtjen e konsumatorëve është: në qoftë se me një mall nuk je i kënaqur duhet ta kthesh. Mundësinë e kthimit të mallrave brenda dy vjetësh e kanë të gjithë konsumatorët e BE. Evropianët gëzojnë një mbrojtje edhe në kohën e pushimeve, sepse BE premton edhe dëmshpërblime për mosrealizimin e udhëtimeve të parashikuara.

Një rregull tjetër është: mund të bleni ku të doni dhe sa të doni. Kjo nënkupton edhe mundësinë e ndërrimit kudo të mallrave me të cilat nuk jeni të kënaqur. Me perjashtim në rastin e blerjes së armëve. Në blerje duhet t’ju ndihmojnë edhe kontratat e qarta.
Që prej nxjerrjes së ligjeve evropiane, edhe krahasimi i mallrave është bërë më i lehtë. Në Gjermani, për një kohë të gjatë, në këtë drejtim ndihmojnë këshilltarët e konsumatorëve dhe Fondacioni për vlerën e mallrave. Të dyja këto institucione janë bërë pothuajse të pazëvendësueshme.

Në Qendrën për mbrojtjen e konsumatorëve në Këln vijnë shumë njerëz, të cilët nuk janë të sigurt nëse një mall duhet të blejnë apo jo. Për shumë lëmi, sic janë financat, shëndetësia, jurispodenca apo edhe ndërtimtaria dhe banesat, ekzistojnë edhe këshilltarë të posacëm. Ata duhet të jenë të përgatitur mirë, sepse konsumatorin e intereson cdo gjë.

Duhet të informoheni mirë për cilësinë e ushqimeve, është një rregull tjetër. Në ambalazh, konsumatori duhet të informohet me përbërjen e një ushqimi. Shtetet e reja të BE duhet të garantojnë siguri prej 100 përqind. Mirëpo, këto rregulla shpesh nuk repsektohen në Hungari, Ceki dhe Sllovaki. Bullgaria dhe Rumania pretendojnë futjen e shpejtë në BE, prandaj duhet së shpejti t’i harmonizojnë ligjet me standardet evropiane. Mirëpo tregu i atjeshëm ende nuk është rregulluar.

BE mbështet një varg rrjetesh që merren me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve. Në kuadër të BE ekziston edhe numri pa pagesë, 00800 – 6789 – 1011, ku konsumatorët e 25 vendeve anëtare mund të këshillohen për të drejtat e tyre.

Finlanda dhe Suedia janë brenda BE shembuj shumë të mirë për mbrojtjen e konsumatorëve, dhe atë përmes ligjeve strikte dhe kontrolleve rigoroze. Në vitin 1973 është miratuar në Stokholm ligji për mbrojtjen e konsumatorëve, me të cilin rregullohen të drejtat e shitësve dhe blerësve si dhe shërbimeve të tjera tregtare.

Këto ligje më së miri i njeh Sverker Olofson, një moderator i emisionit “Plus”, në televizionin e Suedisë. Cdo të hënë ai ua jep fjalën qytetarëve të cilët shtrojnë pyetje për përgjegjësitë.

Mariane Abyhamar nga zyra suedeze për mbrojtjen e konsumatorëve thotë: “Shumë vende të tjera nuk kanë ligje për mbrojtjen e konsumatorëve. Në Suedi ekzistojnë edhe sanksionet të cilat saktësisht definojnë se cilat gabime nuk duhet bërë dhe kur konsumatori ka të drejtë ankese. Afati për ankesa në Suedi zgjat dy vjet, që do të thotë më gjatë se në shumicën e vendeve të tjera evropiane”.

Artikulli paraprakÇlirimtarët sirianë janë armatosur me granatahedhës suedezë
Artikulli vijuesFamilja Jashari unike në botë