Nga përplasjet e armatosura mes ushtrisë dhe kryengritësve në Kaçin dhe Shan të Mianmarit kanë humbur jetën 20 persona, 9 prej të cilëve ushtarë
Sipas një deklarate nga Ministria e Informacionit e këtij vendi thuhet se nga përplasjet e armatosura mes ushtrisë së këtij shteti me “Ushtrinë për Çlirimin e Te’ang” në Shan dhe rebelët e “Ushtrisë për Pavarësi të Kaçin-it, 20 persona kanë humbur jetën, 9 prej të cilëve ushtarë.
“Ushtria për Çlirimin Kombëtar të Te’ang-ut” ka thënë në një deklaratë për shtyp se ushtria e Mianmarit ka sulmuar drejt kryengritësve me helikopterë dhe avionë luftarakë.
Marrëveshja 17 vjeçare e paqes mes Mianmarit dhe kryengritësve të Kaçinit u prish në qershor të vitit 2011. Për shkak të përleshjeve të armatosura mijëra persona janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre. /A.A/kohaislame