Në vazhdën e diskutimeve publike për rregullimin e hapësirave publike në Komunën e Prishtinës, studentët e Fakultetit të Arkitekturës prezantuan projektin për rregullimin e parkut pranë rrethrrotullimit të ri në hyrje të Prishtinës.
Këto hapësira publike planifikohen që gjatë vitit 2015 të shndërrohen në parqe ose shëtitore, sheshe kryesisht në hapësira të shfrytëzueshme.
Në distancën midis dy rrethrrotullimeve, ku ndodhet një hapësirë e konsiderueshme që nuk ka destinim dhe që ka mbetur pa u shfrytëzuar, sikundërse kanë mbetur zona të shumta të ngjashme që ndodhen në kryeqytet, është planifikuar një projekt, i cili pasi që u diskutua me qytetarë, do t’i dorëzohet Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale që në kuadër të planifikimeve të saj, ta realizojë gjatë vitit 2015.
Komuna e Komunës së Prishtinës i ka identifikuar që të gjitha këto hapësira, ndërsa në bashkëpunim me organizatën DEMOS, ka angazhuar studentët e Fakultetit të Arkitekturës për të ideuar këto hapësira të pashfrytëzuara deri më tani që do të shndërrohen në hapësira të gjelbra./bs/kohaislame