Zvicra zgjeron listën e sanksioneve kundrejt regjimit të Sirisë. Këshilli Federal, siç njofton Sekretariati Shtetëor për Ekonomi (Seco) ka vendosur që t`ia ndalojë Sirisë të furnizohet përmes Zvicrës me karburante për aeroplanët e saj.
Po ashtu Zvicra nuk do t`i ofrojë më Sirisë në shërbim mjete financiare dhe sigurime që lidhen me këto fusha. Duke vendosur kështu, Këshilli Federal ka plotësuar edhe me një dispozitë urdhëresën mbi marrjen e masave kundër Sirisë.
Qeveria e Zvicrës për herë të parë kishte vendosur sanksione kundër Sirisë para katër vitesh, paralelisht me vendet e Bashkimit Evropian. Nga ajo kohë, sanksionet janë përtëritur dhe zgjeruar disa herë./albinfo