Protesta në Bregun Perëndimor për shkak të bllokimit të qytetit palestinez, dy të plagosur

Në qytetin Kalkilye, në veri të Bregut Perëndimor, trupat izraelite qëlluan mbi demonstruesit palestinez dhe plagosën dy persona, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Kryesuesi i këshillit Azun, Nemr Bedvan tha për AA tha se në lindje të Kalkilye ndodhen dhjetëra palestinez, dhe se protestat janë organizuar për të hapur zonën që qeveria izraelite mban të mbyllur.

 

Ushtarët izraelitë ndërhynë kundër demonstruesve me gaz lotsjellës, bomba zhurmuese si dhe përdorën plumba plastikë. Autoritetet izraelite ende nuk janë prononcuar në lidhje me këtë incident./AA

Artikulli paraprakIncident në minierën e bakrit në Pukë, humb jetën një minator
Artikulli vijuesKosova nuk është shteti të cilin e kanë ëndërruar qytetarët e saj 7 vjet më parë