SHBA, agjenti vret studentin e zhveshur

Nuk ndalen aktet e dhunës të kryera nga forcat e rendit ndaj qytetarëve të çarmatosur në Shtetet e Bashkuara.

Një polic i kampusit të Universitetit të Alabamës së Jugut ka vrarë me një të shtënë në gjoks një student që tërësisht i zhveshur kishte tentuar ta sulmonte.

I riu, i identifikuar si Gilbert Thomas Collar, ishte i çarmatosur dhe çështja ka vënë sërish në dukje debatet mbi përdorimin e armëve nga ana e forcave të rendit, që kanë vrarë sërish një të pafajshëm.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, të cilat citojnë autoritetet, agjenti kishte ndërhyrë për të verifikuar prej nga vinin disa zhurma jashtë zyrës së policisë në kampus dhe papritur ka gjetur përballë djalin 18-vjeçar, tërësisht nudo.

Pasi i ka urdhëruar disa herë të riut që të ndalojë, agjenti ka hapur zjarr duke i marrë jetën studentit vetëm me një të shtënë në gjoks, transmeton Tch.

Autoritetet kanë hapur një hetim mbi ngjarjen, edhe për të verifikuar nëse në momentin e vrasjes Collar ishte nën efektin e drogës apo alkoolit.

Ndërkohë, sipas një komunikate të shpërndarë nga instituti arsimor, Gilbert Thomas Collar jo pak herë sillej në mënyrë të çuditshme. Këtë e ka pranuar edhe e ëma.

“Ishte pa rroba dhe me siguri nuk ishte në vete. Studentët e vitit të parë bëjnë marrëzira, por policia duhet t’i menaxhojë këto situata pa përdorur forcën”, ka thënë Bonnie Collar për CNN. /kohaislame

Artikulli paraprakLibia do ta njohë Kosovën pas konsolidimit të qeverisë së re
Artikulli vijuesSTUDENTËT E KEMBRIXHIT REKRUTOHEN PËR “SPIUNË”