Rivlin: Kemi prekur në plagë të hapur

0
185
Presidenti i Izraelit Ruven Rivlin: Demonstratat në Jerusalem dhe Tel Aviv zbuluan plagë në zemër në shoqërinë izraelite.
 
Presidenti i Izraelit Ruven Rivlin ka pranuar se shteti izraelit ka bërë gabim dhe ka shkaktuar “plagën e hapur” tek izraelitët me origjinë etiopiane.
 
Ata tash e disa ditë janë duke protestuar kundër racizmit dhe diskriminimit në Tel Aviv.
 
“Demonstratat në Jerusalem dhe Tel Aviv zbuluan plagë në zemër në shoqërinë izraelite. Duhet të shikojmë drejt në këtë plagë të hapur. Kemi gabuar, nuk i kemi hapur sytë sa duhet dhe nuk kemi dëgjuar sa duhet”, ka thënë Rivlin në një deklaratë për media.
 
Në protestat e djeshme në Tel Aviv më shumë se 60 persona janë lënduar ndërsa 40 prej tyre janë arrestuar.