Festë në dëshpërim!

Kosova gjatë këtyre shtatë vjetëve të shtetësisë së saj si asnjëherë më parë nuk ka qenë më e “lënduar” nga aspekti social e ekonomik.

Me një ekonomi në krizë, varfëri e papunësi të madhe, krimi e korrupsion, me eksod masiv… ditëlindja e shtatë e gjen Kosovën para krizës më të madhe sociale, shkruan “Zëri”.

 

Rrugëtimi i Kosovës në 7 vjet ka qenë sa i vështirë, po aq edhe sfidues në shumë fusha.

 

Mirëpo, vitin që lamë pas, i cili u karakterizua me një bllokadë gjashtëmujore, do të mbahet në mend si vit i humbur në të gjitha segmentet e shtetit.

 

Për këto shtatë vjet të shtetësisë, Kosova është njohur nga 108 shtete, derisa për dallim nga vitet paraprake, në vitin 2014 Kosovën e kanë njohur vetëm katër shtete.

 

Për të gjitha këto dështime barra bie mbi liderët institucionalë, por edhe ata të partive politike. /Zëri/

Artikulli paraprakDobitë e jashtëzakonshme për meshkuj dhe femra të mjaltës me xhinseng & ginkgo biloba
Artikulli vijuesShkencëtari musliman në Danimarkë gjeti shkaktarët e ri të migrenës