iMazing, alternativë e iTunes për të transferuar dosje nga kompjuteri në iPhone dhe anasjelltas

iMazing është një program që vjen si alternativë e iTunes për të menaxhuar iPhone në mënyrë më të thjeshtë.
 
Në krahasim me iTunes, programi iMazing ju lejon të keni qasje në çdo fajll, duke i spostuar ato nga pajisja iOS në një kompjuter Mac ose anasjelltas, pa patur nevojë që të bëni gjithmonë një sinkronizim.
Mjafton të bëni një “drag&drop”, merrni një file dhe kalojeni nga iPhone në Mac, ose nga Mac në iPhone.
 
Mund ta konfirmojmë që iMazing e transformon pajisjen tuaj iOS praktikisht në një hard disk të jashtëm. Natyrisht mund të bëni edhe një backup të plotë për çdo pajisje që lidhni.
 
Gjithashu, pajisja juaj iOS nuk do të jetë e lidhur me një librari të vetme si në iTunes, por mund të reagojë edhe me kompjuter të tjerë, qofshin ato Mac ose PC.
 
Kjo është mjaft komode nëse keni dokumenta, muzikë apo të dhënat të tjera që dëshironi t’i ndani me miqtë apo familjarët tuaj.
Artikulli paraprakVAIO prezanton dy kompjuterë të rinj të serisë Z
Artikulli vijuesAdaptimi