Apple shfaq MacBook Pro Retina Display

Apple sapo ka lajmëruar një pajisjë shtesë në listën e MacBook Pro notebook, duke zbuluar pajisjen më të fundit në këtë listë, MacBook Pro me ekran 13 inç Retina.
MacBook Pro i ri është i fuqizuar nga procesori Intel dy-bërthamor Core 15 apo i7 Ivy Bridge. Pajisja do të posedoj 8gb RAM memorie dhe memorie të brendshme prej 128gb dhe çmim prej 1699 dollarë.

Produkti do të dal në shitje që nga sot. Specifikat tjera të MacBook Pro përfshijnë 29 për qind kontrast më të lartë, 75 për qind refleksion të zvogëluar, kënd të vështrimit prej 178 shkallë dhe mundësi të shtimit prej 768gb të memories së brendshme. MacBook Pro Retina Display është gjithashtu i pajisur me kamerë FaceTime HD dhe dy mikrofona. Para lajmërimit të MacBook Pro të ri, Apple lajmëroi iMac, desktopin numër një në SHBA./tel

Artikulli paraprakZyrtarizohet iPad Mini nga Apple
Artikulli vijuesKryetari i Vitisë Rrezikon të Dënohet me 8 Vjet