Departamenti amerikan i Shtetit: Duke i vrarë, nuk e fitojmë luftën

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Merie Harf, ka thënë të hënën mbrëma se lufta ndaj Shtetit Islamik në Irak dhe vende të tjera do të jetë ‘luftë e gjatë’.
 
”Ne nuk mund ta fitojmë këtë luftë duke i vrarë ata”, është shprehur Harf, duke shtuar se ‘duhet të shikohet në afat më të gjatë, sipas saj siç është gjetja e rrënjëve të cilat po shtyjnë njerëzit për t’ju bashkuar këtij grupi’, shkruan Politico, transmeton zeri.info.
 
Kurse në afat të shkurtër, Harf tha se koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-të, përmes sulmeve ajrore po largojnë udhëheqësit e Shtetit Islamik, nga zonat e luftës.
 
“Nuk ka zgjidhje afat shkurtër për të luftuar dhe fituar ekstremizmin e Shtetit Islamik, prandaj na duhet që të gjejmë dhe luftojmë rrënjët që po shkaktojnë këtë problem”, është shprehur Harf.
 
Më pas ajo ka kërkuar nga amerikanët të cilët duan veprime më të shpejta kundër Shtetit Islamik, që të japin kontributin e tyre duke kontaktuar anëtarët e tyre në Kongres, të kërkojnë nga ata që të shtyjnë përpara propozimin e presidentit Barack Obama, i cili javën e kaluar ka kërkuar nga Kongresi autorizim për një luftë tri-vjeçare kundër Shtetit Islamik.
 
“Kjo nuk është thjesht një luftë në Irak apo Siri, dhe nuk ka të bëj vetëm me hedhjen e bombave tek terroristët, por është luftë për të ndaluar shkaktarët që po prodhojnë ekstremizmin”, është shprehur Harf. 
Artikulli paraprakTë shtëna armësh në Pejë pas një mosmarrëveshje
Artikulli vijuesI vetëm përballë Serbisë në mbrojtje të kufirit