Policia e Dubait tregon superveturat (Video)

Policia e Dubait ka publikuar një video ku ka treguar superveturat që i posedon.

Këto supermakina janë pjesë e departamentit të Policisë së Dubait për më shumë se një vit.

Ato ishin blerë për të promovuar edhe më shumë turizmin e Dubait.

“Supervetura luksoze për një qytet luksoz”, ka përshkruar Policia videon e publikuar në Youtube.

Në video shihen: McLaren 12C, BMW M6 Gran Coupe, Brabus G63 dhe Nissan GT-R.

Këto nuk janë supermakinat e vetme të Policisë së Dubait. Ajo posedon edhe Lamborghini Aventador LP 700-4, Ferrari FF, Chevrolet Camaro SS, Mercedes-Benz SLS AMG, Bentley Continental GT, Aston Martin One-77, Ford Mustang GT, BMW M6 Gran Coupé, Brabus G63 AMG, Bugatti Veyron Grand Sport, Audi R8 V10, Nissan GT-R, Mercedes-Benz SL 63 AMG, McLaren 12C dhe një Hummer H3.

“>

Artikulli paraprakE pabesueshme: Ja sa euro e shiti Taçi Parmën
Artikulli vijuesXhamia e Ibrahim Pashë Pargaliut në Kavalla të Greqisë