I Riu Gjerman Që Po Kontrollon Kompjuterët E Gjithë Botës

Ai sapo ka mbushur 18 vjet. Por, Pierre Tempel, student gjerman i informatikës, mund të kontrollojë fare lehtësisht të gjithë hard-disqet në mbarë botën – pasi ato janë fare të pambrojtur në rrjet. Ndërsa gjen gjithçka në to, ai paralajmëron për rreziqe që lidhen më së shumti me neglizhencën njerëzore.
 
Ai ka përpiluar një program me të cilin ai mund të kërkojë në internet për aksese të hapura për mbledhjen e të dhënave. E si pasojë u konstatua se si serverët e firmave, ashtu dhe hard-disqet e rrjeteve private, janë fare të pambrojtur në dhjetëra mijëra kopje në rrjet. Gjithsej lista, të cilën e ka përpiluar deri më tani softi “Tempel”, përfshin më shumë se 190.000 regjistrime.
 
Tempel ka parë se në serverin e internetit ndodhen filma, të cilët qysh në emrat me të cilët janë titulluar si dokumente, duken qartazi se kemi të bëjmë me kopje të paligjshme. “Aty gjenden disa klasikë të Hollivudit, por më së shumti krahasuar me to gjenden mallra të reja me cilësi të ndryshme, të mbledhura në një hark kohor prej të paktën tre vitesh”, thotë ai.
 
Në një server, i cili është edhe ai i bijës së një koncerni të madh të prodhimit të automobilave në Gjermani, u gjendën madje edhe letër-projekte dhe dokumente të aplikimeve për reklama, të gjitha të pambrojtura. “Nuk ekzistonte madje as edhe një fjalëkalim i thjeshtë për të ofruar një mbrojtje minimale apo diçka të kësaj natyre”, thotë Tempel. “Gjithkush që ka një adresë, mund të zbrazte sipas dëshirës të gjithë dokumentacionin”.
 
“Në pjesën më të madhe të rasteve, kjo ndodh zakonisht nga neglizhenca”, thotë Tempel. Kështu, një server rrjeti, i quajtur ndryshe edhe “Netëork Attached Storage” (NAS), është në rast praktik: për shembull, me të mund të hysh në serverin e të dhënave të paruajtura – dhe të tërheqësh filma apo muzikë prej atje në një pajisje transmetuese TV, ose në një pajisje stereo – dhe pastaj sipas nevojës, të ndërhysh në të dhënat e tyre nga distanca nëpërmjet internetit. Shumë hard-disqe në rrjet u ofrojnë pronarëve pra mundësinë që të ndërtojnë një akses nga distanca.kohaislame
Artikulli paraprakKompleksi i fajit dhe kolektivizimi i tij nga Çarlie Hebdo
Artikulli vijuesAdoleshenti Për Të Cilin Luftojnë Google Dhe Facebook