Çipet prej silikoni që shkrihen në ujë

Paraqitur në konferencën e IEEE, qarqet mund të përdoren një ditë për qëllime mjekësore, në pajisjet e konsumit apo edhe për të zvogëluar mbeturinat elektronike.

Një grup kërkuesish shkencorë amerikanë kanë zhvilluar qarqe të integruara të cilat mund të ngjiten dhe hiqen sërish nëlëkurë sikurse tatuazhet për fëmijë, dhe në rastet kur nuk nevojiten më, ato mund të shpërbëhen në ujë.

“Bio-çipet” mund të përdoren në trupin e njeriut ” për të diagnostifikuar dhe trajtuar çrregullime, të tilla si aritmia kardiake”,- tha John Rogers, një profesor i shkencave materiale në Universitetin e Illinois-it, i cili përshkroi studimin kërkimor në konferencën IEEE në San Francisko.

Rogers dhe ekipi i tij punojnë në kufirin mes biologjisë dhe elektronikës, duke eksperimentuar kompozicione të reja me qëllim riprodhimin e një epiderme artificiale, mjaft fleksible dhe rezistente në mënyrë që të shërbejë si një lëkurë e dytë. Silici është një material shumë i ngurtë për t’u modeluar në trup, por studiuesit kanë krijuar një cipë të përbërë nga shtresa silikoni me masë prej një nanometer, ose një e miliarda e një metri.

Një shtresë materiali aq e hollë është shumë e brishtë, ndaj u vu në mbështetje gome, e cilai jep fortësinë e duhur. Më pas qarqet u modeluan brenda strukturave specifike që i mundësojnë çipit një fleksibilitet prej 30%, përafërsisht sa e lëkurës së njeriut.

Çipet e përkohshëm mund të përdoren në të ardhmen edhe jashtë fushës mjekësore

Studiuesit gjithashtu po punojnë dhe mbi qarqet “e përkohshëm” që mund të shpërbëhen në ujë kur kanë përfunduar funksionet e tyre. “Një shtresë prej 35 nanometër shpërbëhet në ujë për një kohë prej rreth dy javësh”,- ka shpjeguar Rogers.

“Struktura e mbështetjes mund të realizohet në magnez, dioksid silici apo materiale të tjera që shkrihen në ujë, nëse ata janë mjaft të hollë”. Sasia e silicit dhe materialeve të tjerë të ndodhur në çip variojnë sipas aftësisë së shpërbërjes për njeri.

Një përdorim i mundshëm i qarqeve të përkohshëm është gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale për parandalim infeksionesh: çipet mund të vendosen në organizëm të programuar për të vrarë bakteret në temperatura specifike.

Dhe më pas qarqet vetë-shpërbëhen, pa patur nevojë për ndërhyrje kirurgjike për t’i hequr. Çipet e përkohshëm mund të përdoren në të ardhmen edhe jashtë fushës mjekësore, si përshembull për kufizimin e mbetjeve toksike. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakShkuarja e hershme në gjumë rregullon shtypjen e gjakut
Artikulli vijuesSiri – rreth 171 të vdekur në 24 orët e fundit