“Birdman”, fituesi kryesor i Oscars 2015

“Birdman” ka mbledhur 4 çmime nga nëntë nominime, “The Grand Budapest Hotel” po ashtu ka fituar 4, derisa “Whiplash” është shpërblyer me 3 çmime.
 
Filmi “Birdman” ka arritur të shpallet filmi më i mirë i vitit, duke arritur të marrë edhe çmimet kryesore të mbrëmjes, përfshirë filmin më të mirë i vitit dhe regjisorin më të mirë, Alejandro Gonzalez Inarritu.
 
Filmat e tjerë të nominuar, duke përfshirë “Boyhood” e “American Sniper”, kanë marrë vetëm nga një çmim.’
 
Këta janë fituesit e mbrëmjes së 87-të të ndarjes së çmimeve Oscar:
 
Filmi më i mirë: BIRDMAN
Aktori më i mirë: Eddie Redmayne (The Theory of Everything)
Aktorja më e mirë: Julianne Moore (Still Alice)
Aktori më i mirë në rol dytësor: J.K Simmons (Whiplash)
Aktorja më e mirë në rol dytësor: Patricia Arquette (Boyhood)
Filmi i animuar: Big Hero 6
Filmi më i mirë i huaj: IDA
Dokumentari më i mirë: Citizenfour
Regjisori më i mirë: Alejandro Gonzalez Inarritu (Birdman)
Skenari më i mirë Origjinal: Birdman
Skenari më i mirë i Adaptuar: The Imitation Game
Filmi më i mirë i shkurtër: The Phone Call
Kinematografia më e mirë: Birdman
Montazhi më i mirë: Whiplash
Miksimi më i mirë muzikor: Whiplash
Editimi më i mirë i zërit: American Sniper
Efektet vizuele: Interstellar
Regjia artistike: The Grand Budapest Hotel
Kënga më e mirë: Glory (Selma)
Muzika më e mirë origjinale: Alexandre Desplat (The Grand Budapest Hotel)
Kostumografia më e mirë: Milena Canonero (The Grand Budapest Hotel)
Grimi dhe flokët: Frances Hanon & Mark Coulier (The Grand Budapest Hotel)/koha
Artikulli paraprakIsh-policë të Serbisë kërkojnë të bëhen policë të Kosovës
Artikulli vijuesMagjistralja Shkup-Prishtinë, është e dëmtuar