"Didi gënjen, na shkarkuan pa na testuar, arsyeja pse faleshim"

Para pak javësh 7 efektivë të forcave RENEA u shkarkuan pa ndonjë arsye të veçantë dhe ngjarja u ndoq me vëmendje edhe nga komuniteti mysliman pasi dy prej tyre ishin besimtarë të devotshëm dhe faleshin edhe në punë.
 
Kjo fillimisht u mendua si një prej arsyeve të shkarkimit të këtyre punonjësve por edhe pse kanë kaluar disa javë të larguarit nga puna ende nuk kanë marrë një përgjigje për arsyen e vërtetë të largimit.
 
Në një intervist për GSH, njëri prej të shkarkuarve, Genci Zeqaj, deklaron se Drejtori i ‘Përgjithshëm i Policisë Artan Didi gënjen dhe efektivët e RENEA-s juanë shkarkuar pa u testuar.
 
“Dy efektivë u shkarkuan se ishin besimtarë myslimanë dhe faleshin, dy të tjerë u shkarkuan se kanë qenë njerëz të besuar të ish-drejtorit Agron Kuliçaj, ndërsa unë dhe dy të tjerë jemi shkarkuar pa na dhënë asnjë shpjegim”, ka thënë Zeqaj.
 
Ai madje ka thënë se në vend të efektivëve që u larguan Artan Didi ka futur në punë shoferin e tij personal S.H.
 
“U larguam 12 orë përpara se të bëhej testimi me arsyetimin se bëhj për arsye pune. Na transferuan por unë dhashë dorëheqjen pasi nuk mund të transferohesha në atë repart”, tha Zeqaj.
Artikulli paraprakKush është Enver Basha dhe pse po e dhunojnë?
Artikulli vijuesJunker anulon takimin me Gruevskin. LSDM: Gruevski izolohet nga ndërkombëtarët