Brokoli, një nga perimet ideale për këto ditë të ftohta

 
 
Brokoli sjell shumë të mira për shëndetin tonë. Përmban 35 kalori në vetëm në 100 gr, ndërkohë që përmban shumë vlera për trupin.
 
brokoli sallateBrokoli ka veti antikancerogjene 2 substancat më të njohura janë I3C (indole-3-carbinol) dhe sulforafane (sulforaphane).
Përforcues i imunitetit (pasi është i pasur në vitaminë C)
Është e dobishme për mbrojtjen e zemrës të të gjithë personat që kanë probleme kardiovaskulare (përmban shumë kalium, i cili ndihmon në balancim e tensionit arterial)
Shikoni se sa shumë vlera përmban në vetëm 100 gr:
 
5 gr karbohidrate
6,64 gr fibra
0,37 gr yndyrë
2,82 gr proteina
89,2 mg vitaminë C
0,73 mg hekur
21 mg Magnez
66 mg Fosfor
316 mg Kalium
0,41 mg Zing
63 mg Acid folik (B9)
Kujdes!
 
Për të marrë në maksimumin e vlerave këshillohet të konsumohet kryesisht i freskët ose i zier për shumë pak minuta. Pra, kur uji ka valuar mund ta shtoni vetëm për pak minuta, dhe jo më tepër.
 
Mund ta konsumoni – si sallate me perime të freskëta ose edhe të ziera
 
si përbërës në supa të ndryshme
në omletë
si pure me perime të tjera miks për vogëlushët tuaj etj.
Artikulli paraprakDavutollu: Në Turqi askush nuk duhet të flasë me gjuhën e armëve
Artikulli vijuesPispili me dhalle (Leqenik me presh)