Patate të pjekura

Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe e shëndetshme. Patatet mund ti gatuajmë në shumë mënyra. Ky variant që ne sjellim përmban patate të pjekura në furrë që mund të shoqërojnë pjatanca të ndryshme mishi ose peshku.

Përbërësit për Patate të pjekura

5-6 patate

pak kripë

pak piper

pak majdanoz

pak vaj ulliri

Përgatitja

Marrim patatet, i lajmë mirë dhe më pas i thajmë me letër kuzhine. Me majën e një thike i shpojmë patatet në mënyrë që të mos plasin. Ndezim furrën në 250°C dhe fusim patatet direkt mbi pllakën e furrës. I lemë të piqen kështu përreth 30-40 minuta. Më pas i nxjerrim nga furra dhe i qërojmë me kujdes. I presim në mes ose më katërsh ( varet nga madhësia e patates), i vendosim në një enë. Sipër i hedhim vaj ulliri, kripë, piper dhe shumë majdanoz të grirë. I trazojmë me kujdes. Këtë pjatë e shërbejmë si të ngrohtë ashtu edhe të ftohtë. është një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk.AG/kohaislame.com

Artikulli paraprakPulë Gjahtari (Cacciatore)
Artikulli vijuesSallatë e ngrohtë me patate