Erdogan në Arabinë Saudite: Të intensifikohen mbështetjet për opozitën siriane

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe Mbreti i Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz Al Saud bien dakord lidhur me çështjen e domosdoshmërisë së intensifikimit të mbështetjes për opozitën siriane deri në atë masë që do të sjellë përparim në zgjidhjen e krizës në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Presidenti i Turqisë Erdogan, qëndron për një vizitë zyrtare në Arabinë Sudite në kuadër të së cilës u takua me Mbretin Salman në Riad. Sipas një burimi anonim nga Presidenca e Turqisë, njoftohet se në takim të dy udhëheqësit diskutuan mbi intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e politikës, ekonomisë, mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe çështjet aktuale rajonale dhe globale.
 
Situata aktuale në Siri, Irak, Jemen, Palestinë dhe Egjipt ishin temat kryesore të diskutimit, sa i përket çështjeve rajonale. Të dyja palët paralajmëruan për pasojat negative të ndarjes ndërfetare në rajon dhe ndajnë mendimin për nevojën e forcimit të mbështetjes për opozitën siriane deri në atë masë që do të sjellë zgjidhje për krizën në vend.
Artikulli paraprakMbreti i Arabisë Saudite: Nëse nuk trajtoheni drejtë, më shkruani mua
Artikulli vijuesBashkim Berisha dëbohet në Kosovë