Jemen, protesta në kryeqytetin e vendit kundra Husive dhe pro presidentit të dorëhequr

Qindra persona zhvilluan protesta në kryeqyteti e Jemenit, në Sana për të kundërshtuar ndërhyrjet e Lëvizjes Ensarullah (Husi) në politikën e vendit dhe në shenjë mbështetje të Presidentit të dorëhequr Abdurabbu Mansur Hadi, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, mësohet se si pasojë e hapjes së zjarrit nga militantët Husi ndaj protestuesve në protestat në rajonin Ibb janë plagosur njerëz të shumtë. Gjithashtu pretendohet se Husitë kanë rrëmbyer dhe disa protestues.
 
Në anën tjetër qindra persona të tjerë kanë marrë pjesë në protestën para Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve e cila gjendet në bulevardin Ez-Zubejrije në qendër të Sanas. Protestuesit të cilët kanë hedhur slogane si “Liri”, “Grushtit jo, Legjitimitetit po”, “Revolucioni ynë nuk do të ndërpritet” kanë kërkuar largimin e militantëve të armatosur nga Sana dhe lirimin e të gjithë personave të cilët pretendohen se janë rrëmbyer nga këto militantë.
 
Husitë të cilët nuk kanë lejuar kameramanët dhe fotoreporterët të marrin pamje, mësohet gjithashtu se ata kanë sulmuar një fotoreporter. Nga Lëvizja Ensarullah Husi nuk është bërë ende një deklaratë në lidhje me këtë incident.
 
Në Jemen i cili për një kohë të gjatë po përjeton një krizë politike pas dorëheqjes së qeverisë dhe presidentit Hadi në muajin janar, Lëvizja Ensarullah (Husi) shpërndau parlamentin me 6 janar. Kjo ndërhyrje e armatosur e Husi-ve cilësohet si “grusht” nga grupet politike në vend.
Artikulli paraprakLista Serbe “blen” kohë
Artikulli vijuesBanka për Biznes vjedh nga xhirollogaritë e klientëve