Mustafa i thotë Haradinajt se Burrat e Kullave dhe Trimërisë nuk Ofendojnë

Pasi Ramush Haradinaj në një emision të Radiotelevizionit “21” e quajti gënjeshtar kryeministrin Mustafa, ky i fundit nëpërmjet Facebook-ut ia ka kujtuar Haradinajt se burrat që përfaqësojnë kulla e trimëri nuk ofendojnë.
 
Haradinaj në emision duke thënë se Isa Mustafa e ka vazhduar qeverisjen e vendit aty ku e la Thaçi, e quajti në një moment “rrenc ordiner” kryeministrin.
 
Mustafa të shtunën i është përgjigjur Haradinajt me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare të Facebook-ut.
 
“Nuk dëshiroj të komunikoj me një gjuhë të degraduar, sepse ne liderët nuk jemi të vetëm. Janë qytetarët, fëmijët, gratë e burrat, vendorët e ndërkombëtarët ata e ato që na përcjellin dhe na vështrojnë,” shkroi Mustafa.
 
Ai ia kujtoi Haradinajt se përfaqëson një traditë që përjashton fyerjet nga fjalori.
 
“Nuk është në nivelin e as në traditën e atyre që përfaqësojnë kulla e trimëri, që të ofendojnë. Sepse, kurrë këto të dyja nuk kanë shkuar bashkë. Ose ata që ofendojnë duhet të tregojnë se kanë hequr dorë nga tradita e tyre. Kjo vlen edhe për z. Ramush Haradinaj,” vijon postimi i Mustafës.
 
Kryeministri në fund paralajmëron Haradinajn se edhe ai di ta përdorë këtë gjuhë.
 
“Mua më vjen keq. Më vjen keq nëse duhet që një ditë t’ia kthej me të njëjtën gjuhë, ose me një gjuhë edhe më të keqe por gjithsesi argumentuese!” përfundon Mustafa.kohaislame
Artikulli paraprakAvionët turq të servisuar në Izrael, po rrëzohen shumë shpesh
Artikulli vijues‘Rroftë Shqipnia, rroftë arsimi shqip’, kur Maqedonia perëndimore ishte pjesë e Shqipërisë etnike