Sapo ka përfunduar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ballafaqimi midis deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Deputeti Frroku ka konfirmuar deklaratën e bërë tre ditë më parë duke thënë se nuk ka qenë në dijeni për planin e vrasjes së Doshit dhe aq më pak t’a ketë informuar.
Edhe Doshi i ka qendruar pozicionit të tij duke përsëritur se u informua nga deputeti Frroku.
Frroku tha se nuk ka dijeni për ato që pretendon Tom Doshi.