Në Sarajevë kryhet transplantimi i qelizave hematopoetike, në mesin e tyre edhe vëllau musliman nga Kosova

Në Sarajevë për herë të parë është kryer transplantimi i qelizave hematopoetike të palcës së kockës tek një fëmijë. Pjesë e këtij ekipi për transplantim ishte edhe mjeku specialist nga Kosova, dr. Ismail Lutolli.
 
Në Klinikën Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Sarajevës (UKCS), në fund të muajit shkurt për herë të parë është kryer me sukses transplantimi autolog i qelizave hematopoetike të palcës së kockës. Transplantimi është kryer në pacienten e moshës 16 muajsh nga Bihac, e diagnostikuar me dg. Neuroblastoma gr.IV. Drejtoresh e Klinikës Pediatrike, prof. Dr. Senka Mesihoviq-Dinareviq, ka thënë se kjo është një ditë historike për Departamentin e Hematoonkologjisë, Klinikes Pediatrike -UKCS.
Transplantimi është kryer në bashkëpunim me kolegët nga Lubjanë, prof. Dr. Janez Jazbec. “Intervenimi  është rezultat i përpjekjeve dhe punës se një ekipi multidisiplinar, ku morën pjesë transfuziologët, hematologët dhe mjekëve pediatër të UKCS-së”, ka thënë Mesihoviq-Dinareviq.
Përndryshe bashkëpunimi me Qendrën Klinike Lubjanë dhe Klinika Pediatrike ne Sarajevë ekziston që  nga viti  2003. “Transplantimi do  të thotë shumë për pacientët tanë, sepse fëmijët nuk kanë nevojë të zhvendosen në Qendra tjera të Specializuara jashtë vendit. Në njësinë tonë sterile të Hematoonkologjisë që i plotëson të gjitha standardet moderne botërore është kryer transplantimi autolog i qelizave hematopoetike të palcës së kockës të fëmijët, që deri kohët e fundit ishte e paparamenduar. Kjo procedurë deri tani është bërë në vetëm tre qendra në rajon”, ka bërë me dije Mesihoviq-Dinareviq, raporton “Republika24”.
 
Kostoja material e një intervenimi të tillë
 
Kursimet material nga kjo procedurë janë të mëdha pasi për tre ose katër transplantime do të kursehen më shumë se një milion km, 500 mijë euro. Njësia për transplatim është e pajisur dhe moderne, e përbërë nga  prof. Dr. Edo Hasanbegoviq, doc. Dr. Meliha Sakic, prim. mr. Dr. Adela Tunicë, prim. mr. Dr. Senad Mehadziq, dr. Ismail Lutolli, dr. Nermana Çengiç dhe infermierja kryesore e njësitit Departamenti për transplantim autolo, Senka Fatiç. Ky ekip është i trajnuar në Qendrën Klinike Lubjanë dhe se dituria dhe përvoja e fituar aplikohen sot në repartin e Hematoonkologjisë.
Udhëheqësi i departamentit të hematoonkologjisë  në Klinikën Pediatrike, prof. Dr. Edo Hasanbegoviq, ka thënë se pacientja nga Bihac pasi u diagnostikua me fazë neuroblastomen IV ka filluar me kemooterapi, dhe pastaj i është nënshtruar operacionit  dhe se fundi ka përfunduar edhe procesin e transplatimit autolog te qelizat hematopoetike të palcës së kockës. “Pacientja ka qenë kandidat për transplantim jashtë vendit, që operimi i saj mund të kishte kushtuar 200.000 euro. Me ndihmën e transfuzionit janë mbledhur qelizat  hematopoetike të palcës kockore nga  gjaku. Këto qeliza janë të ngrira në -180 gradë”, ka thënë prof. Dr. Hasanbegoviq.
 
Qelizat e tumorit janë shkatërruar
 
Ai ka shpjeguar se thelbi i transplantimit autolog te qelizat hematopoetike të palcës së kockës është mbledhja e qelizave hematopoetike nga gjaku dhe me pastaj dhënia e dozave të larta të ilaçeve që palca e eshtrave nuk mund të përballojë.
Pas kësaj pacientit i kthehen qelizat hematopoetike burimore C34 të palcës kockore të cilat janë marrë në procedurë të mëhershme, te cilat e rikthejnë rimëkëmbjen dhe funksionimin normal të palcës së eshtrave, ndërsa rezultati është se qelizat e tumorit primar janë shkatërruar përmes procesit të kemoterapisë.
 
Rezultatet dhe shanset e mjekimit
 
Trajtimi përmes transplantimit te qelizat hematopoetike të palcës së kockës sot ofron një shans real të shërimit dhe mbijetesës afatgjate te një numri të sëmundjeve të trashëguara dhe të fituara. Sipas deklaratave të Regjistrit Ndërkombëtar për trajtimin e qelizave burimore transplantimi i qelizave hematopoetike të palcës së kockës mundëson jetëgjatësi pa shenja të sëmundjes në afërsisht 55% të pacientëve me leukemi akute mieloide, nëse ajo i është nënshtruar transplantimit në fazën e parë, 20-40% nëse ajo është kryer në fazën e dytë. Në leuceminë akute limfoblastike jetëgjatësia e sëmundjes në fazën e parë pas transplantimit, në studime të ndryshme është rreth 45%, dhe në fazën e dytë dhe të tretë 20-30%. Këto rezultate në trajtimin e leukemive akute janë shumë më të mira sesa trajtimit konvencional me kemioterapi. Vlen të theksohet se në KCUS – Kliniken Pediatrike në kontinuitet ju ofrohet shërbim kardiokirurgjik pacienteve nga Kosova. Gjithashtu në Klinikën e Pediatrisë repartin Hematoonkologjik pjesë e ekipit hematoonkologjik që merret me transplantimin e qelizave hematopoetike të palcës së kockës është edhe mjeku specialist nga Kosova dr. Ismail Lutolli. (Republika24)
Artikulli paraprakProtesta kundër masave shtrënguese në Belgjikë
Artikulli vijuesShkon PSG