Kryeministri i ri maqedonas me snajper në dorë dhe me derr të egër

Maqedonia po tronditet me një fotografi shokuese, bëhet fjalë për një fotografi ku gjendet edhe kandidati i sigurt për kryeministër të ri të Maqedonisë, Emil Dimitriev, i cili mbanë në dorën e djathtë një pushkë snajper, dhe para vetes kanë dy derra të egër, të cilët me siguri i kanë vrarë në ndonjë mal të Maqedonisë

Dimitriev është në foto duke buzëqeshur dhe mesa duket krenohet nga gjahu të cilët e kanë bërë së bashku me shokët e tij të veshur me uniforma ushtarake.

Kryeministri i ardhëshëm i Maqedonisë, Dimitriev, është fotografuar me ish shefin e shtatëmadhërisë së  Armatës së Maqedonisë, Goranço Kotevski. Ndryshe një ditë më pare Kryeministri Gruevski dha dorëheqje, ndërsa partia VMRO-DPMNE, për kryeministër të ri ka propozuar Emil Dimitriev nga qyteti i  Probishtipit

Artikulli paraprakVIDEO – Afrika
Artikulli vijuesKonfirmohet ndërprerja e marrëdhënieve mes Iranit dhe Komorit