Kanë mbetur për t’u dëgjuar vetëm edhe dëshmitarët që do t’i propozojë i akuzuari Sylejman Selimi dhe mbrojtja e tij dhe me ta pritet të përfundojë dëgjimi i dëshmitarëve në rastin e njohur si “Grupi i Drenicës”.
Kështu, procesi, i cili po zhvillohet në Gjykatën Themelore që gjendet në veri të Mitrovicës, po shkon drejt fundit të tij.
Edhe të mërkurën është mbajtur një seancë e këtij rasti, me ç’rast janë dëgjuar tre dëshmitarë: Januz Lushtaku, Kamber Hamza dhe Nezir Fazliu. Që të tre këta emra kanë qenë të propozuar nga avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci..