Pse ka njerëz të varfër edhe në Shekullin XXI

Që nga fillimi i botës industriale, popullsia nga e gjithë bota në mënyrë konstante është pasuruar, pa marrë parasysh se si proces i këtij vlugu zhvillimor ka pasur edhe ulje të kohë pas kohshme si Depresioni i Madh dhe krizat e tjera financiare.

Sot njerëzit fitojnë më shumë, shesin më shumë dhe konsumojnë më shumë se kurrë.

Megjithatë, sipas Organizatës të Kombeve të Bashkuara, afër 3 miliardë njerëz anë e kënd botës ende jetojnë më më pak se dy dollarë e gjysmë në ditë.
Pra, si mund ta rrisim standardin e jetesës për njerëzit që ende jetojnë në varfëri ekstreme? Sipas ekspertëve dhe Qeverive të shumicës së vendeve, zgjidhja e vetme është një rritje e shpejtë ekonomike.
Rritja ekonomike është ilaqi i të gjitha sëmundjeve të ekonomisë: Krijon vende pune, fshin borgjet, dhe rrit standardin e jetesës, ndërsa për politikanët shpërblehet me vota. është një e mirë e përbashkët për të gjithë.
 
Rritja ekonomike si rrezik për planetin Tokë – Ka një problem këtu. Ne jetojmë në një planet të definuar për nga hapësira e jashtme, por rritja, zgjerimi është i vazhdueshëm përbrenda, kështu që këtu nevojitet një ekuilibër dhe efiqiencë për të shfrytëzuar sa më mirë planëtin tonë. Një rritje vjetore GDP prej 3% për dikënd mund të tingllojë shumë pak, po me 3% rritje vjetore të Bruto Produktit të Brendshëm do të thotë se për një periudhë kohore 23 vjeçare Ekonomia do të dyfishohet.
Sipas Tom Murphy-t, profesor i Fizikës në Universitetin e Kalifornisë, rritja e vazhdueshme ekonomike kthehet në kërcënim për planetin tonë, pasi që sa më e madhe dinamika e prodhimit dhe konsumit, aq më i madh shpenzimi i energjisë dhe resurseve natyrore.
“Nga një llogari fizike mund të konludojmë se, nëse ekonomia jonë rritet për 3%, atëherë ne për 400 vite do të mund të vlonim oqeanet, jo për shkak të ngrohjes globale dhe CO2, por për shkak të nxehtësisë dhe dinamikës së prodhimit që ne e përdorim”, thotë Murphy.
 
Prodhimi i energjisë nga burime të ripërtëritshme – Një nga kleriket anglez prapa në shekullin e 18-të, Thomas Malthus, thoshte se nuk jam i shqetësuar për përdorimin e energjisë, por jam i shqetësuar për rritjen e pakontrolluar të popullatës.
Ai thoshte se popullata do të rritej përkrah zhvillimit ekonomik, dhe në një pikë bota do të shpenzojë burimet ushqyese dhe ato të energjisë. Megjiathë kjo nuk ka ndodhur deri tash, por ka ndodhur e kundërta. Ne e kemi permirësuar mënyrën e të ushqyerit dhe e kemi rritur sasinë e tij, por teoritë e Malthaus nuk duhet të hudhen poshtë.
A mund të bëjmë njejtë me energjinë sikurse me ushqimin, të sigurojmë energji të ripërtëritshme?
A mundemi që përmes energjisë së ripërtëritshme të mënjanojmë dëmtimit e planetit tokë?
“Në natyrë ka potenciale për të siguruar energji të ripërtëritshme të cilat nuk lirojnë oksidantë dhe karbon, që janë të lira dhe lehtë të mënagjueshëm”, thotë ekonomisti Yoram Bauman. Ai shton se “Qëllimi është që energjitë me burime natyrore të vijnë nën cmimin e resurseve të tjera, si psh – qymyrguri”.
 
Rritja e duhur – Rritja ekonomike është lajm i mirë për të gjitha vendet që kalojnë nëpër trazicione ekonomike dhe politike, pasi që siguron një standard jetese të kënaqshëm.
Ashish Thakkar, themelues i grupit “Mara Group” në Afrikë, thotë se rritja ekonomike nuk mund të jetë cfarëdo. Rritja ekonomike duhet të zhvillohet brenda parametrave legal dhë të shëndoshë ekonomik.
“Rritja ekonomike nuk do të thotë para të lehta, rritja ekononike duhet të bëhet duke i infliltruar njerëzit e varfër në procesin e prodhimit dhe konsumit, kështu duke e stimuluar një rritje të shëndoshë ekonomike”, thotë Ashish.
Megjithatë, përkundër recesioneve ekonomike dhe përplasjeve të orientimeve ekonomike, bota në mënyrë të vazhdueshme ndjek hapin drejt një zhvillimi të hovshëm teknologjik dhe ekonomik, dhe në mënyrë të vazhdueshme kategorizimet sociale dhe ekonomike vazhdojnë të thellohen.
Para disa muajsh statistika të ndryshme treguan shifra dëshpëruese, ku kapitali gjithnjë e më shumë po koncentrohet në koorporata të mëdha, dhe gjithnjë e më shumë shumicës së popullsisë po iu thellohet kriza ekonomike dhe sociale.
Sipas ekonomistëve, bota përkrah zhvillimit ekonomik dhe gjetjes së vazhdueshme të resurseve të ripërtëritshme të energjisë, duhet të koncentrohet edhe në shpërndarjen dhe koncentrimin e barabartë të kapitalit në shoqëri. /BBC/.kohaislame
Artikulli paraprakKonsumatorët e pambrojtur në Kosovë
Artikulli vijuesQeveria po ia vë drynin Aeroportit të Prishtinës (Dokument)