Sulmet ajrore qeveritare siriane vrasin 26 persona

Aktivistët sirian thonë se sulmet ajrore qeveritare në zonat që kontrollohen nga rebelët afër Damaskut, kanë vrarë së paku 26 persona, përfshirë fëmijë, ndërsa kanë lënduar mbi 100 të tjerë.
 
Obesrvatoriumi sirian për të drejtat e njeriut, me bazë në Britani, ka thënë se sulmet ajrore të kryera më 15 mars, kanë pasur si cak qytezën e Doumas, në veriperëndim të kryeqytetit.
 
Grupi monitorues ka thënë se viktimat kanë ndodhur gjatë katër sulmeve ajrore.
 
Forcat që janë besnike ndaj presidentit sirian, Bashar al Assad, gjatë muajve të fundit kanë intesifikuar sulmet ajrore kundër zonave që kontrollohen nga rebelët.
 
Së paku 250 mijë njerëz, përfshirë edhe 10 808 fëmijë janë vrarë në konfliktin që ka nisur në mars të vitit 2011, të dhëna këto të nxjerra nga grupi monitorues.
Artikulli paraprakNdryshimet e ligjit për letërnjoftime para deputetëve
Artikulli vijuesCIA: Ja pse SHBA nuk dëshiron të bjerë regjimi i Assadit?