Policia kufitare argjentinase sekuestron një pllakë ari me vlerë rreth 2 milionë dollarë

Pllaka peshonte 25 kilogram, dhe në të vërehet stampa e shtypur “Banka Qendrore e Paraguajit 1824”.
 
 
Policia kufitare e Argjentinës, gjatë një kontrolli rutinë të një automjeti i cili po udhëtonte nga drejtimi i Paraguajit, zbuloi një pllakë ari me vlerë rreth dy milionë dollarë. Policia arrestoi dy personat që ndodheshin në automjet, raporton Anadolu Agency.
 
Pllaka peshonte 25 kilogram, dhe  në të vërehet stampa e shtypur “Banka Qendrore e Paraguajit 1824”.
 
Kjo pllakë ari mendohet që i përket shekullit 19-të. Njëri prej të arrestuarve tha se pllakën e arit e kishte blerë nga banorët e qytezës kufitare Posadas të Paraguait. Trafikantët, shpjeguan se arin prej 25 kilogramësh të rëndë e kishin blerë për  50,000 dollarë.
 
Besohet se disa nga familjet e pasura të Paraguait kishin fshehur pllakën e arit gjatë luftës 1864-1870, në mes Paraguajit nga njëra anë dhe Argjentinës, Brazilit dhe Uruguajit, në anën tjetër. Kjo ishte një nga luftërat më të përgjakshme në Amerikën Latine, ku pas disfatës Paraguaji humbi një pjesë të territorit të tij./AA
Artikulli paraprakUdhëzime se si të lexojmë një analizë gjaku
Artikulli vijuesIdlib, Ushtria siriane kryen sulme duke përdorur bomba me klor