Një 19- vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka kryer vjedhje në banesën e një prifti italian në Shënkoll të Lezhës.
Dom Antonio Leuçi, me banim të përkohshëm në Shënkoll, ka kallëzuar në polici Mariglen Brijën, i cili jeton në të njëjtin fshat.
Sipas policisë, prifti ka denoncuar grabitjen e 4 orave floriri me vlerë 30.000 euro.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij në Institutin e Kishës Katolike në Shënkoll të Lezhës./ABC