Një i ri nga Pogradeci kishte krijuar një lidhje me një të mitur nga Tirana dhe kryente marrëdhënie seksuale me të prej muajsh.
Vajza ka deklaruar në polici, se marrëdhënien e kryenin pa dëshirën e saj.
16 vjeçarja ka pohuar para oficerëve, se Ajet Bizgjoni ishte në dijeni të moshës së mitur të saj, por ai nuk hiqte dorë dhe e kërcënonte vazhdimisht.
Pasi ka bërë një kallëzim në policinë e Tiranës, 25 vjeçari është vënë në pranga dhe do të përgjigjet për veprën penale të marrëdhënieve seksuale të mitura, për të cilën rrezikon disa vite burg.