Rruga më e gjatë në botë do bashkojë SHBA-në me Europën

Në të ardhmen udhëtimi me makinë nga Shtetet e Bashkuara në Londër mund të bëhet i mundur, të paktën nëse Vladimir Yakunin, president i kompanisë Russian Railëays, arrin që projekti i tij të aprovohet.
 
Biznesmeni ka prezantuar një plan për të ndërtuar një autostradë gjigante trans-siberiane prej më shumë se 21 mijë kilometrash që do të bashkojë qytetin e Londrës dhe Nju Jorkun përmes Rusisë.
 
Sipas Yakunin objektivi është të ndërtojë një autostradë që lidh kufirin lindor të vendit me shtetin e Alaskës duke kaluar nga ngushtica e detit Bering që ndan Azinë nga Amerika e Veriut.
 
Raporti nuk ofron detaje se si do të jetë rruga, apo si do të zbatohet ky projekt. Projekti parashikohet të kushtojë miliarda dollarë.kohaislame
Artikulli paraprakKush do të fitoj sot, PDK apo LDK?
Artikulli vijuesSi të mësoheni që të hani më pak