Ministrit Murati i kërkohet të tregojë kujt iu kërkua haraç (Video)

Përveç se në Kosovë ekziston një klimë e pafavorshme për investime të huaja, faktorë të tjerë kryesorë janë korrupsioni dhe fenomeni i ryshfetit.

Ryshfeti dhe korrupsioni janë faktorët kryesorë që po pamundësojnë investimet që vijnë nga jashtë, kryesisht të kosovarëve që jetojnë në diasporë.
Këtë e pranon publikisht ministri i kabinetit qeverisës së kryeministrit Isa Mustafa, Valon Murati.
 
Megjithatë, ministri Murati nuk ka folur për raste konkrete. Vetëm se ka thënë se në mërgatë ka shumë persona që dëshirojnë të investojnë në Kosovë, transmeton KTV, përcjell koha.net.
 
Nga ministri Murati po kërkohet të bëjë publike detaje se kush, kur dhe si janë parandaluar investimet nga diaspora.
 
Madje, prej tij kërkohet që të bëjë publike edhe emrin e personit dhe shumën që ka dashur të investojë.
 
Njohësit e ekonomisë thonë se gjendja është alarmante, për më shumë kur për praninë e korrupsionit dhe ryshfetit flet një ministër i kabinetit qeveritar.kohaislame
Artikulli paraprakMinistria e Bujqësisë: 2600 vende të reja pune
Artikulli vijuesEnver Hasani dhe stafi i tij paguajnë 7,500 euro për ta mësuar gjuhën