Stamboll, operacione për ndalimin e të dyshuarve për lidhje me organizatën DHKP-C

Në disa operacione kundër organizatës terroriste DHKP-C në rajonin Okmejdan të Stambollit, ndalohen një numër i madh të dyshuarish si të lidhur me këtë organizatë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas informacioneve të marra, pas sulmit të djeshëm ndaj Drejtorisë së Policisë së Stambollit ku u vra një terroriste dhe u plagosën 2 policë, Ekipet e Degës së Anti-terrorizmit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Stambollit dhe Ekipet e Drejtorisë së Inteligjencës me mbështetjen e forcave speciale ndërmorën operacione në shumë adresa në rajonin Okmejdan të Stambollit.
 
Policia ka ndërmarrë operacionet në orët e natës ndaj shtëpive të identifikuara më parë dhe gjithashtu morën masa të gjera të sigurisë përreth. Forcat speciale dhe civilët të veshur me jelekë antiplumb kanë hyrë në shtëpitë të cilat pretendohen se kanë lidhje me organizatën terroriste DHKP-C dhe kanë ndaluar një numër të madh personash.
 
Në lidhje me të dyshuarit nuk është dhënë informacion i mëtejshëm dhe gjithashtu operacioni është ende në vazhdim.
Artikulli paraprakSulm i armatosur ndaj një kampusi universitar në Kenia, disa persona merren peng
Artikulli vijuesPerimet jeshile "rinojnë" trurin njerëzor deri 11 vjet