Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, takon homologun shqiptar, Bujar Nishani

Ivanov së bashkë me delegacionin që e shoqëron është pritur fillimisht nga homologu i tij shqiptar, Bujar Nishani
 
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka mbërritur sot në Shqipëri në kuadër të një vizite zyrtare në Tiranë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Ivanov së bashkë me delegacionin që e shoqëron është pritur fillimisht nga homologu i tij shqiptar, Bujar Nishani, ku për nder të tij është organizuar dhe një ceremoni shtetërore me nderime të larta ushtarake.
 
Pas ceremonisë presidenti maqedonas kanë lënë një shënim në librin e përshtypjeve në Presidencë.
 
Të dy presidentët janë duke zhvilluar takimit kokë më kokë pa praninë e mediave, dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.
 
Gjithashtu bëhet e ditur se Ivanov do të ketë takime me drejtues të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.  
 
 
Artikulli paraprakPakistani do të blejë tetë nëndetëse nga Kina
Artikulli vijuesJeta e një Outlaw-i