Mjekët po e mësojnë gjermanishten për të ikur nga Kosova

Në dhjetor të vitit që shkoi, Fidaim Meholli ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Por, doktori i ri që pas pak muajsh pret të licencohet për të kryer punën prej doktori, nuk ka ndonjë shpresë se shteti, ku ai është shkolluar, do t’i ofrojë një zgjidhje për punësim.

Ai paralel me studimet ka ndjekur edhe kurse të gjuhës gjermane, të cilat po i vazhdon edhe sot, pas përfundimit të studimeve, shkruan ‘Zëri’. Arsyet e mësimit të gjermanishtes për të riun nga Prishtina, ndërlidhen kryekëput me punësimin e tij dhe paperspektivën në Kosovë.
 
Thotë se paguan dy nivele 350 euro vetëm e vetëm që të mësojë gjermanishten, duke synuar largimin nga Kosova.
 
Faik Hoti, drejtor për informim në MSH ka thënë për ‘Zërin’ se emigrimi i mjekëve nuk po ndodh vetëm në Kosovë, por në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit dhe të Evropës Lindore, që si destinacion më të preferuar e kanë Gjermaninë.
 
“Sigurisht, për shkak të pagës më të mirë që ka në këtë shtet evropian dhe për shkak të realizimit profesional të mjekëve”, thotë Hoti, duke shtuar se është i njohur fakti se edhe mjekët nga Gjermnia emigrojnë në vendet skandinave për të njëjtat qëllime. kohaislame
Artikulli paraprakItalia pritet të dalë nga recesioni
Artikulli vijuesPas 1 vit nisin hetimet për traktorin e Blerandit 51.900 euro