Prokurori Rexha: Më kanë ofruar mito deri në 500 mijë euro

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ali Rexha, ka thënë se atij i janë ofruar mito deri në 500 mijë euro për të ndalur ndjekjet për krime të rënda.

Rexha këtë e tha në emisionin “Betimi për Drejtësi” që transmetohet në RTK. Sipas tij, përveç mitos ai edhe është kërcënuar. Madje, tha se njëra nga këto oferta është edhe një shtëpi në bregdet.
 
Prokurori tha se këto oferta me para për të mbyllur rastet i kanë ardhur nga sekserë të ndryshëm, por që ai nuk i ka pranuar.
 
Megjithatë, Rexha nuk sqaroi nëse ka ndërmarrë masa ndaj atyre sekserëve, përveçse tha se të akuzuarit për këto raste janë dënuar me dënime të larta. 
 
Artikulli paraprakHoxha i nderuar Shefqet Krasniqi, në listat e veteranëve të UÇK-së (Foto)
Artikulli vijuesNaman Demolli i vrarë në Siri, në mesin e veteranëve të luftës së UÇK-së