Gashi dërgon Baselin në finale

Baseli ka fituar me rezultat 3-1, si mysafir i St Gallenit duke siguruar kualifikimin në finale të Kupës së Zvicrës.

Shkëlzen Gashi ka shënuar dy gola, në minutën e 14-të dhe golin e dytë në minutën e 60-të.
 
Ndërsa Albert Bunjaku, luajti deri në minutën e 53-të për St. Gallenin. Golin e vetëm në këtë ndeshje për St Gallenin e ka shënuar Cavusheviç, në minutën e 87-të.
 
Në ndeshjen e zhvilluar në St Gallen, njeriu vendimtar ishte i pandalshmi Shkëlzen Gashi.
 
Mesfushori shqiptar ka shënuar 20 gola në kampionatin zviceran.
 
FC Basel është hera e tretë që shkon në finale të Kupës së Zvicrës. Këtë herë takohet me Sionin.
Artikulli paraprakDënohet mjeku suedez që talli gruan muslimane, e cila refuzoi përshëndetjen me dorë…
Artikulli vijuesMasa preventive kundër etheve hemoragjike