Deputetët që dërguan SMS, mund të dënohen deri në 10 mijë euro

Dërgimi i SMS-ve nga deputetët në fushata zgjedhore, nga bizneset, universitetet private, por edhe firma tjera, do të sanksionohen me dënime nga 200 deri në 10 mijë euro, për shkelje të të dhënave personale të qytetarëve.

Tanimë për këto, në Gjykata janë 16 raste të cilat do të gjykohen për shkak se kanë bërë marketing të palejuar.
 
Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ruzhdi Jashari, pas raportimit në Komisionin parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, për punën një vjeçare, ku edhe ka paraqitur raportin e punës.
 
Jashari tha se është sfidë në vete çështja e marketingut të palejuar, siç është dërgimi i SMS-ve, qoftë nga bizneset, qoftë nga institucionet publike dhe jo publike, por gjithashtu edhe nga deputetët të cilët e kanë përdorur këtë metodë në zgjedhjet e kaluara.
 
“Këto çështje të dërgimit të SMS-ve kanë të bëjnë me marketing të palejuar ose marketingut agresiv. Aspektet e gjobave janë të rregulluara me ligj dhe kapin shumë prej 200 deri në 10 mijë euro”, ka thënë Jashari.
 
Ai gjatë shpalosjes së raportit një vjeçar të punës së institucionit që drejton, ka paraqitur edhe sfidat tjera, por edhe rritja e efikasitetit në punën e tyre. kohaislame
Artikulli paraprakBajrami: Në Pejë jo diploma fals, por regjistrime
Artikulli vijuesPlot hoxhallarë në UÇK !