Ibërdemaj e Lajçi: Në Dukagjin u bënë veteranë ata që ishin refugjatë

Dy veteranë të UÇK-së, ish-ushtarë të Brigadës 136 Rugova, janë të pakënaqur me procesin e verifikimit të veteranëve në anën e Dukagjinit. Imer Ibërdemaj dhe Salih Lajçi nuk janë përfshirë në lista si veteranë, ndërsa thonë të kenë dëshmi e prova se së paku 50 ushtarë të tjerë nuk janë përfshirë në këto lista.

Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ata kanë thënë ka prova dhe lista me emra të njerëzve që kanë qenë refugjatë gjatë luftës, ndërsa sot figurojnë si ish-ushtarë.
 
“Shumë shpejt do t’i bëjë publike listat me emra që kanë qenë refugjatë në Shqipëri dhe në Mal të Zi, ndërsa sot figurojnë në lista dhe gëzojnë statusin e veteranit”, ka thënë Lajçi, teksa ka garantuar se këtë listë do ta bëjë publike shpejt përmes medieve, ndërsa ka thënë se ajo është e gjatë.
 
Ai ka shprehur bindjen se listat janë bërë edhe në vija politike.
 
Në anën tjetër, Ibërdemaj, ka thënë se kishte veshur uniformën e UÇK-së, përmes vijës institucionale nën drejtimin e Smjal Hajdarajt.
 
“Nuk e kam ditur që bie në duar të matrapazëve, që të na pyesin kush kemi qenë”, ka thënë ai. “U shitën lirë. Por nëse ka gjyq, këta njerëz duhet të përgjigjen”, ka thënë Ibërdemaj, që megjithatë figuron si “Pjesëmarrës” në listat e publikuara të Dukagjinit.
 
“Një luftëtar që ka marrë 30 plumba të krahasohet me dikë që e ka kafshuar qeni, dhe mjeku ia ka shkruar që është plagosur në luftë është krim. Dikush duhet të përgjigjet për këtë”, ka thënë Ibërdemaj.
 
Sipas Lajçit, janë së paku edhe 50 vetë që kanë qenë pjesë e UÇK-së në atë kohë nuk janë pranuar në lista. 
“Unë kam prova të mjaftueshme, për secilin ushtarë të Rugovës se kur është inkuadruar në luftë dhe ata nuk janë përfshirë në lista”, ka thënë Lajçi, që thotë të ketë qenë në krye të logjistikës së kësaj Brigade.kohaislame
Artikulli paraprakFundi i “Babës” në Kushtetuese
Artikulli vijuesObama-Castro shtrëngojnë duart në Panama