Asamblisti biznesmen i PDK-së merr tender te Shpendi

Komuna e Prishtinës, që udhëhiqet nga Lëvizja “Vetëvendosje”, nuk po mund t’ua ndalë turrin biznesmenëve që merren me politikë. Mjafton që të jetë oferta me e lirë edhe në Prishtinë merr tender.
Së fundmi në Komunën e Shpend Ahmetit tender ka marrë edhe biznesmeni që është asamblist i PDK-së në Komunën e Drenasit, Liman Krasniqi, me firmën e tij “Muratori”.

Ai më herët ishte shef i Urbanizmit në këtë Komunë. Kjo kompani do të bëjë ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatrat Llumnicë, Barilevë.

Kriter i dhënies së kontratës ka qenë – çmimi më i ulët. Për këtë tender në garë kanë qenë 11 kompani. Më e lira ka dalë “Muratori”, me pronar Liman Krasniqin, në vlerë prej 36.478.80 eurosh. Komuna ka planifikuar që të nënshkruajë kontratën me të më 15 qershor 2015.

Komuna e Prishtinës nuk kanë dashur të komentojnë faktin që Krasniqi është njëri ndër udhëheqësit e PDK-së në Drenas dhe se aktualisht është asamblist në atë Komunë, pos që kanë treguar për kompanitë garuese për këtë tender.

Në Komunën e Prishtinës ka shumë kompani që me ardhjen e LVV-së në pushtet kanë marrë tender për herë të parë në këtë Komunë. Edhe asamblisti, Liman Krasniqi, ka thënë se është hera e parë që ka marrë tender nga Komuna e Prishtinës dhe fakti se është në një parti dhe në një Komunë tjetër nuk përbën konflikti as ndikim.

“Nuk ka kurrfarë ndikimi apo konflikti ngase unë jam asamblist në Komunën e Drenasit e jo të Prishtinës. Konflikt interesi apo ndikim është nëse merr pjesë në atë tender, ku mjetet aprovohen prej atij pushteti komunal ose je drejtor i një drejtorie përkatëse në atë Komunë. Në këtë rast buxheti i Prishtinës nuk kam kurrfarë implikimi me të qenit asamblist. Është hera e parë që shpallem fitues i një tenderi në Prishtinë. Deri më 15 qershor është afti i ankesave, pastaj do të nënshkruhet kontrata”, ka thënë Krasniqi për “Zërin”, duke shtuar se tek Ligji i Prokurimit është deklarata nën betim ku ceken se cilat kushte duhet t’i plotësohen kur të bëhet deklarimi.

“E aty ceket mirë nëse shkaktohet konflikt interesi”, tha Krasniqi.

Sipas, uebfaqes së Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, “Muratori”, aktivitet kryesor e ka ndërtimin e objekteve të larta dhe të ulëta. Megjithëkëtë, gazeta ka gjetur se “Muratori”, ka marrë disa tenderë në kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ku edhe Komuna e Drenasit është aksionare.

Para shtatë muajve ka marrë tender edhe kompaninë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” në vlerë prej rreth 1 milion eurove për renovimin e zyrës së rojave të NJOU “Drenas”.
Në fund të vitit 2013, po nga Ujësjellësi në vlerë prej 48 mijë eurove ka marrë tender për punimet tokësore “Ndërrimi i rrjetit të ujit në Prishtinë, Podujevë, Lipjan, Drenas dhe Obiliq”, në të njëjtën kohë e ka marrë një tjetër tender nga Ujësjellësi në vlerë prej 60 mijë eurove.

Kjo kompani ka fituar edhe tjerë tender, sikundër që është edhe ai për ndërtimin e Muzeut të Malishevës në vlerë prej 362 mijë e 397 eurosh.
Miranda Mullafazliu Bejta, zyrtare e lartë për informim në Komunën e Prishtinës kompania “Muratori” ka qenë me e lira 36 mijë euro, ndërkohë ka treguar edhe për ofertat tjera qe kanë qenë ““Comg” nga Prishtina, ka ofertuar me 44 mijë euro. “Sopi” nga Prishtina, 42 mijë euro.

“Diamanti” nga Drenasi 42 mijë euro. “Apollonia & Noti, 45 mijë euro. “Gashi Ing” nga Suhareka 44 mijë euro. “Gërlica Company” nga Ferizaj 49 mijë euro. “Hysnia” nga Vushtrria 48 mijë euro. “Eing Com” nga Podujeva 44 Mijë euro. “Veha Grup”, nga Prizreni 42 mijë euro. “Wiena” nga Prishtina 49 mijë euro”.

Në formuarin e pasurisë që Agjencia Kundër Korrupsionit i ka publikuar në këtë muaj, Krasniqi ka deklaruar se është drejtor i N.N.P “Muratori”, kompani e cila i ka sjellë përfitime të mëdha.
Afër 400 mijë euro, para kesh i ka deklaruar Krasniqi si mjetë të mbajtura në institucionet financiare.

Në Teb-bank i ka deklaruar 102 mijë euro, në NLB-bank i ka deklaruar 133,450.00 euro, në Pro Credit Bank, si mjete të përbashkëta i ka deklaruar 143,416.00 euro dhe në Raffasen bank I ka dekalruar 9500 euro. kohaislame
Artikulli paraprakMerkel: Greqisë po i kalon koha
Artikulli vijuesA është Papa komunist?