BIÇIKLETA E MENÇUR ME AFTËSI SOCIALE

Një biçikletë e përkushtuar për t’i mbajtur njerëzit të sigurt në rrugët e qytetit tani mund ta sigurojë edhe vetën.
 
E nxjerrë nga një projekt i Kickstarter pranverën e kaluar, Vanhawks Valour kishte grumbulluar mbi $800,000 për ta realizuar këtë projekt, duke i lënë përshtypje të madhe çiklistëve urban për shkak të teknologjisë së lartë dhe sigurisë që biçikleta ofron.
 
Duke e lidhur atë me celular, biçikleta e mençur ofron rezultate të karakteristikave të mrekullueshme përmes një aplikacioni: do t’i nxjerrë në pah lëvizjet tuaja përmes senzorëve tejzanor, do t’ju drejtojë nëpër rrugë përmes GPS-it dhe do të gjurmojë progresin tuaj të vozitjes përmes një aplikacioni të integruar, transmeton Lajmi.
 
Aftësia më unike e biçikletës është komunikimi: Çdo pronar i kësaj biçiklete është anëtar i një rrjeti që i lidhë biçikletat mes vete, duke lënë të kuptohet se çdo biçikletë në qytet është e lidhur dhe mund të komunikojë me njëra-tjetrën. /rtk
Artikulli paraprakObama-Castro shtrëngojnë duart në Panama
Artikulli vijuesORGJITË HOMOSEKSUALE DHE AKUZAT PËR VRASJE LËKUNDIN THEMELET