Krepa (pallaqinka) për mëngjes

Për brumin:
 
200 g miell
 
2 vezë
 
40 g sheqer
 
500 ml qumësht
 
1 majë thike kripë
 
 
 
Gjithashtu na duhet: pak gjalpë për skuqjen e tyre, reçelra të ndryshëm, apo çokollatë, për t’i servirur.
 
 
Përgatitja:
1. Përziejmë të gjithë përbërësit për brumin në një tas dhe si rezultat kemi një brumë të hollë. E lëmë të pushojë për një orë.
2. Marrim një tigan të sheshtë, e vëmë në flakë të mesme. Lyejmë tiganin me pak gjalpë dhe fshijmë me letër kuzhine gjalpin e tepërt. Marrim brumë me garuzhde dhe e hedhim në tigan. E shpërndajmë brumin në të gjithë tiganin duke e rrotulluar këtë të fundit dhe i pjekim krepat për pak minuta nga të dyja anët.
3. I shërbejmë krepat të nxehtë, të shoqëruar sipas dëshirës me reçel, mjaltë, çokollatë etj.
Artikulli paraprakÇfarë i ndodh fetusit kur nëna shtatzënë pi duhan
Artikulli vijuesGurabija (Ballokume)